Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet rreth rastit së katër jordanezëve që dyshohet se janë mashtruar nga një person.
Ata janë hasur afër pikës Kufitare Kosovë-Shqipëri.
“Afër Pikës Kufitare Kosovë-Shqipëri,12.11.2024-00:30. Raportohet se nga njësiti policor janë hasur katër persona shtetas të Jordanit te cilët janë mashtruar nga një person i dyshuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.