Vrasje e dyfishtë në Klinë – këto janë detajet e fundit

Kronikë e zezë

Vrasje e dyfishtë në Klinë – këto janë detajet e fundit

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 18:03 Përditësuar në ora: 22:49 më 13.11.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Këta janë dy të rinjtë që u vranë sot në Klinë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Klinë, ku  të vrarë me armë zjarri në një lokal, kanë mbetur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.

Dy viktimat Rexhepi dhe Albisoni ishin mes vete djem të axhes.

Media lokale ka publikuar fotografitë e dy viktimave, të cilët gjeten vdekjen derisa po qëndronin në një lokal, në qendër të qytetit.

Ndryshe, njëri nga viktimat që u qëlluan me armë zjarri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dy viktimat në Klinë ishin familjarë mes vete

Gazetarja Bardha Shala ka raportuar nga Klina, aty ku pas të shtënave me armë zjarri, dy persona mbetën të vrarë .

Media merr vesh se i dyshuari i moshës 21-vjeçare është ngritur nga tavolina dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë nisur ku tre personat e përfshirë në këtë rast, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në qendër të Klinës”, është shprehur gazetarja Shala.

Gjithashtu, media ka mësuar edhe se viktimat kanë qenë familjarë mes vete, ndërkaq i dyshuari është i njohur edhe për organet e rendit.

Ndërkaq, mësohet edhe se tre personat e përfshirë në këtë rast janë nga fshati Jashanicë e komunës së Klinës.

Policia dhe Prokuroria japin detajet e fundit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës.

Në lidhje me këtë rast para mediave drejtori Rajonal i Policisë, Shaban Shala ka thënë se dy personat e vrarë janë të moshës 19-20 si dhe 21-22 vjeçar.

Tutje, ai ka thënë se policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, derisa ka shtuar se prokuroria është duke mbledhur informacione tjera në lidhje me rastin.

“Kur kemi arrit në vend ngjarje kemi gjetur viktimën aty dhe i dyshuari vetëm se kishe ikur. Si pasojë e kësaj kemi një person pa shenja jete dhe një tjetër i cili rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur pasi nuk ka mundur që ti përballojë plagët. Policia ka arritur me arrestu personin e dyshuar. Mosha e viktimave sipas informacioneve 19-20 dhe 21-22 vjecar. Sipas informacioneve bëhet fjalë për 4-5 të shtëna, por nuk mundëm më i konformu saktë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se deri më tani nuk dihet motive që ka shtyrë në këtë vrasje të dyfishtë.

Ajo tha se trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi.

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht sot në Klinë

Dy persona kanë humbur jetën sot gjatë ditës rreth orës 17:15 në sheshin e komunës së Klinës “Mujë Krasniqi”, pas të shënave me armë zjarri brenda një lokal.

Siç mëson Gazeta Bota sot, personat e vdekur janë Rexhep dhe Albison Shlivova.

Sipas burimeve, ata janë djemë të axhës mes vete.

Rexhepi sipas burimeve është 24 vjeçar.

Plagosja në Klinë - Dorasi, i burgosur disa herë - gjuajti bashkëfshatarët

Dorasi që plagosi dy persona në Klinë, njërin prej tyre për vdekje, sipas burimeve, ka qenë i burgosur disa herë, ndërsa të plagosurit i kishte bashkëfshatarë. 

Policia ka konfirmuar vrasjen e personit të parë, pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Madje, ka vdekur edhe personi i dytë i plagosur, i cili po trajtohej në emergjencë.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhej në konfirmimin e policisë

Detajet e fundit nga vrasja e dyfishtë në Klinë: Mjekësia Ligjore arrin në vendin e ngjarjes

Detajet e fundit nga vrasja e dyfishtë në Klinë: Mjekësia Ligjore arrin në vendin e ngjatjes

Klina është tronditur nga një ngjarje tragjike e cila ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Personi i dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar, ndërsa akoma nuk dihen motivet që çuan deri tek vrasja.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ndërkaq, sipas burimeve viktimat janë nga familja Shlivova.

Rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:15 në shëshin “Mujë Krasniqi”, ku fillimisht u raportua për një person të vrarë, ndërkaq më pas ndërroi jetë edhe personi i plagosur, i cili u dërgua për trajtim mjekësor por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore bahskë me ekipet mjekësore nga emergjenca, ndërsa më pas edhe prokurori.

Tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët po ndërmarrin të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

E rëndë: Viktimat e vrasjes në Klinë janë nga familja Shlivova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurëss në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta.

Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur, ndërsa më pas personi i plagosur nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra me ç’rast humbi jetën.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Gjithashtu viktimat janë dy persona nga familja Shlivova – që ende nuk dihen rrethanat dhe motivet se si çoi deri në këtë ngjarje tragjike.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Ky është i dyshuari për vr*sjen e dyfishtë në Klinë

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjës, në një lokal në qendër të Klinës.

Indeksonline mëson se i dyshuari për këtë vrasjen  që terrorizoi vendin është  Adrian Hoti nga fshati Jashanicë. Ai tashmë është dorëzuar në polici.

Ndryshe dy viktimat e këtij akti që terrorizoi vendin, janë të familjes Shlivova.

Image

 

Njëri nga viktimat ende gjendet brenda lokalit në të cilin ndodhi vrasja. Ndërkaq viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërron jetë edhe personi i plagosur në Klinë, shkon në dy numri i viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

FIllimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur.

Por, media mëson se tashmë ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.

Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Detaje të reja nga vrasja në Klinë: I vrari dhe dorasi janë nga fshati Jashanicë

Një vrasje makabre ka ndodhur sot pasdite në qendër të Klinës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë, kurse një tjetër i plagosur.

“Në ora 17:17 në sheshin “Mujë Krasniqi”, në një lokal ka pasur të shtëna me armë. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa një person është dërguar për Spitalin Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari dhe viktima janë nga fshati Jashanicë e Klinës. I dyshuari tashmë është kapur nga policia dhe po intervistohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat