Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Debelldeh të Vitisë kanë parandaluar një rast kontrabande me mallra ushqimore nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë kontrollit sot, rreth orës 12:40, të një furgoni janë gjetur një sasi mallrash që kapin vlerën në treg prej më shumë se 5 mijë euro.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.
Ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.