Një 24-vjeçar është therur mbrëmë në Gjilan.
Sipas policisë, deri te therja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Ndërkaq i dyshuari ende nuk është arrestuar, derisa policia po punon për kapjen e tij.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.