Mosmarrëveshja dyshohet të jetë shkak i therjes së një personi në Gjilan

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshja dyshohet të jetë shkak i therjes së një personi në Gjilan

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është therur mbrëmë në Gjilan.

Sipas policisë, deri te therja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Ndërkaq i dyshuari ende nuk është arrestuar, derisa policia po punon për kapjen e tij.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat