Një zyrtar policor u plagos të dielën në Fushë Kosovë, si pasojë e të shtënave në mes të dy grupeve.
Zyrtari policor në momentin e plagosjes kishte qenë kalimtar rasti.
Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se është vetëdorëzuar i dyshuari mashkull kosovar.
“Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull kosovar është vet-dorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet që është përdorur në rast”, ka njoftuar policia.
Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.