Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, personi i dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar.
Ndërkaq, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:00 jemi njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, ndërkaq deri më tash nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, ka potencuar ai.