Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Koreticë, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve të para, personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë ndërmarrë procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.
Lajmi është konifrmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.