Në qytetin e Malishevës ka ndodhur një përleshje mes mbi 10 nxënësve të shkollave të mesme.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se gjatë përleshjes është përdorur një armë me gaz.
“Një grup prej rreth 10-12 nxënësish të shkollave të mesme janë rrahur mes vete në qytet. Katër prej tyre janë duke u intervistuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Të gjithë janë të mitur, të moshës rreth 14-15 vjeçare. Është përdorur një armë me gaz,” ka deklaruar Graishta.
Incidenti po hetohet nga policia, ndërsa po kërkohen të gjithë të përfshirët për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.