Një person është arrestuar pasi që kishte shkelur urdhrin mbrojtës duke shkuar në shtëpinë e viktimës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkelur urdhrin mbrojtës, pasi kishte shkuar në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.