Aksident trafiku në rrugën Gostivar-Tetovë, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Gostivar-Tetovë, një person i lënduar

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:19
Ilustrim

SPB Tetovë njofton se në rrugën Gostivar-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën është lënduar një person.

“Më datë 14.11.2024 në ora 08:55, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar – Tetovë, afër kryqëzimit të Kamnjanit, automjeti i pasagjerëve “BMW” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga Sh.O (20) nga fshati Pirok i Tetovës ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.O., të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin e vendit të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat