Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar dje në pikë kalimin kufitar Vermicë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në pikë kalimin kufitar Kullë, janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar 18x200 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me rastin janë marrë zyrtarë të njësisë së krimeve ekonomike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.