Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Pas intervistimit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 15.11.2024 – 17:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.