Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur.
Policia ka bërë të ditur se zjarri është shuar dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
“Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura, shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar ishte djegë nga zjarri”.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.