Policia ka arrestuar një person në Kllokot, pasi në veturën e tij është gjetur një pushkë e cila ishte me leje të skaduar.
Në shtëpinë e të dyshuarit është bërë bastisje, ku është gjetur edhe një pistoletë me leje të skaduar.
“Patrulla policore ka ndaluar një veturë me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasme kanë gjetur një pushkë M-48 e cila ishte me leje të skaduar”.
“Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur një pistoletë me leje të skaduar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.