Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit.
Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa rasti po e cilëson si “kanosje”.
“Ankuesi m/k (gazetar) deri sa ka qenë në një emision televiziv ka pranuar sms në rrjetin sociale me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.