Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortës së tij.
Ai edhe dje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta pas intervistimit me dëshirën e saj, së bashku me fëmijët, ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.