Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua.
Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë kishte ndjekur me një shkop të dyshuarin e mitur.
“I dyshuari i mitur mashkull/k dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë re viktimës f/k ku kishte kanosur me një thikë lidhur me një rast sulmi të ndodhur ditë më parë me djalin e viktimës tani të dyshuarin mashkull/kosovar, pasi që i njëjti e ka ndjekur me një shkop nga oborri i tij të dyshuarin e mitur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.