I mituri hyn në një shtëpi në Kaçanik, kanos me thikë banuesit

Kronikë e zezë

I mituri hyn në një shtëpi në Kaçanik, kanos me thikë banuesit

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua.

Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë kishte ndjekur me një shkop të dyshuarin e mitur.

“I dyshuari i mitur mashkull/k dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë re viktimës f/k ku  kishte kanosur me një thikë lidhur me një rast sulmi të ndodhur ditë më parë me djalin e viktimës tani të dyshuarin mashkull/kosovar, pasi që i njëjti e ka  ndjekur me një shkop  nga oborri i tij të dyshuarin e mitur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat