Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 641 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëshit të fundit.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 24 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka arrestuar 12 persona, 11 janë dërguar në mbajtje.