Detaje nga grabitja në marketin në Prishtinë: Hajnat vodhën 2000 euro, viktimën e kërcënuan me thikë

Kronikë e zezë

Detaje nga grabitja në marketin në Prishtinë: Hajnat vodhën 2000 euro, viktimën e kërcënuan me thikë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 12:47
Ilustrim

Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët, ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Vjedhjet e grabitjet shpesh kryhen edhe nën kërcënimin e armës e mjeteve të tjera të rrezikshme.

Një rast më i fundit i tillë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Prishtinë, saktësisht në lagjen Ulpianë në rrugën “Mujë Krasniqi”, ku një punëtore me iniciale A.Z në një market është kanosur nga dy persona.

Mësohet se viktima ishte para marketit kur dy persona të maskuar iu afruan asaj, njëri e kërcënoi me thikë – ndërsa personi tjetër hyri brenda marketit dhe mori 2000 euro para të gatshme.

Tutje, dyshohet se grabitësit janë persona të moshës së mitur dhe se e gjithë ngjarja është kapur në kamerat e sigurisë.

Rasti në konsultim me prokurorin për krime të rënda është iniciuar dhe po hetohet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kryen grabitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat