Gruaja në Malishevë e denoncon burrin për dhunë sistematike, kërkon ndihmë nga policia

Kronikë e zezë

Gruaja në Malishevë e denoncon burrin për dhunë sistematike, kërkon ndihmë nga policia

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Banjë të Malishevës, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, duke i shkaktuar lëndime, por edhe dhunë psikike.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se në vazhdimësi bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat