Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në gjumë.
Këto video, sipas policisë, ai i ka shpërndarë në rrjete sociale.
“Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po cilësohet si “sulm seksual”, “fotografimi dhe incizimet të paautorizuara”.