Një grua është gjetur pa shenja jetë në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, viktima nuk kishte shenja të dhunës në trupin e saj.
“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.