Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut.
Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet.
“Dyshohet se persona të panjohur kanë hapur me dhunë dritaren e një shtëpie ku kanë depërtuar brenda dhe nga aty kanë arrit të marrin ari dhe gjësende të ndryshme.
Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.