Janë arrestuar katër burra në Leshak të Leposaviqit, të cilët dyshohen se sulmuan fizikisht një burrë tjetër.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që në një kafiteri kishin sulmuar fizikisht viktimën m/k me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.