Katër persona në Leposaviq janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për sulm fizik ndaj një personi tjetër të dielën në një kafiteri.
Në raportin policor thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që në një kafiteri kishin sulmuar fizikisht viktimën m/k me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.