Prishtinë, një prind raporton se fëmija i tij është rrahur nga disa nxënës

Kronikë e zezë

Prishtinë, një prind raporton se fëmija i tij është rrahur nga disa nxënës

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat