Një grua nga Podujeva ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj për dhunë fizike. Ajo ka deklaruar se ai është duke i bërë presion që të dëshmojë në favor të tij në gjykatë.
Me konsultim me prokurorin dhe me dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, thuhet në raport.
Detajet:
Podujevë 18.11.2024-14:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në favorin e të dyshuarit. Me konsultim me prokurorin dhe me dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.