Gruaja raporton se burri i saj nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit

Kronikë e zezë

Gruaja raporton se burri i saj nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 10:22
Spitali i Prizrenit

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me probleme mendore i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:00 në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh  ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren,  nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat