Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ditë më parë kishte ngackuar përmes telefonit një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2024.
“Ngacmim seksual. Prishtinë 11.11.2024 – 23:46. Më 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti e kishte ngacmuar përmes telefonit viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.