Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person të mitur në Fushë Kosovë i cili dyshohet se ka therur me thikë një të mitur tjetër.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar - therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur).
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurori është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.