Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë një numër të madha armësh dje në veri të vendit.
Në dy raste të ndara, armët janë sekuestruar në numër të madh, bashkë me fishekë.
Në rastin e parë Policia bëri të ditur se dyshohet që kishte lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.
Njoftimi i plotë:
Rr. Kral Petri, Zveçan 19.11.2024 – 09:20.Policia gjatë kontrollit prapa një garazhi në afërsi të shtëpisë së dëshmitarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar tri bure (fuqi) në të cilat ishin: katër granata dore, dy pushkë automatike AK-47, shtatë karikatorë, 156 fishekë, si dhe pajisje tjera ushtarake. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime.
Rr. Mbreti Peter, Zveçan 19.11.2024 – 09:00.Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 47 fishekë, dhe një pushkë ajrore. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.