Dy persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Sllatinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë.
“Rreth orës 11:35, policia është njoftuar për e aksident trafiku. Njësia e trafikut njofton se në rrugën Pejë-Prishtinë (Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjatë në këtë pjesë të autostradës.