E sot, në rrugën kryesore Fushë Kosovë – Prishtinë në udhëkryqin për terminalin doganor, tri vetura u aksidentuan me njëra tjetrën. Nga aksidenti nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Në këtë udhëkryq gjatë ditës nuk punuan semaforët derisa Policia e Kosovës dolën në vendin e ngjarjes.
Goditja ishte aq e fortë sa që vetura pësoi dëmtime të shumta.
E kjo veturë golf, u aksidentua me dy vetura tjera në rrugën kryesore Fushë Kosovë – Prishtinë.
Si shkak i këtij aksidenti, nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes erdhën zyrtarë të Policisë së Kosovës.
E me pajisjet e tyre, po kryenin hetimet e para në vendin e ngjarjes.
Sipas tyre, me rastin po merren njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga policia.
Mirëpo në këtë rrugë që të lidhë për terminalin doganor, ka një problem.
“Në udhëkryqin ku ka ndodhur aksidenti mes tri veturave, semaforët janë jashtë funksionit”.
Të njëjtit nuk punonin as në rrugën kryesore dhe as për këmbësorë.
Në vendin e ngjarjes u pa edhe ambulanca mirëpo nga Emergjenca thanë se të aksidentuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, por kanë pasur vetëm tronditje.