Policia ka arrestuar një të dyshuar për grabitjen e ndodhur në një market në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë gjatë së mërkurës.
I dyshuari në këtë rast është 19 vjeçar me inicialet B.Sh.
Forcat e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Nuk jepen detaje tjera.