Tetëmbëdhjetë pesona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për veprat penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “2 korriku” Prizren, ndërsa gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar pistoleta, një karikator me shtatë copë fishekë si dhe dy thika.
“Me date 22.11.2024 pas orës 24:00 , pas marrjes së një informate përmes rrugëve operative ,Drejtoria Rajonale në Prizren, patrulla Stacionit Policor të Prizrenit kanë shkuar në lokalin i cili gjendet në rrugën “2 korriku” Prizren, ku dyshohej për organizimin të skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm. Gjatë kontrollit janë hasur tetëmbëdhjetë (18) persona shtetas të Kosovës brenda lokalit. Gjatë kontrollimit te njëri nga të dyshuarit është gjet një pistolet, gjersa te dy të dyshuar tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika).
Pistoleta, një karikatori me shtatë (7) copë fishekë si dhe dy (2) thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim teknikës të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë. Te gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjell ne stacioni policor në Prizren ku janë intervistu në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër te Prokurorit te Shtetit iniciohet raste “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”” dhe te gjithë te dyshuarit ndalohet 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet në njoftim.