Raportohen katër raste të dhunës në familje në Kosovë

Kronikë e zezë

Raportohen katër raste të dhunës në familje në Kosovë

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje, janë raportuar të enjten në polici. Dy nga to janë në Pejë, një në Obiliq, dhe tjetra në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit një person në Obiliq, është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në mbajtje, po ashtu njoftohet se u dërgua edhe një person në Fushë Kosovë. Ai po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Një grua në Pejë është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga anëtari i familjes. “Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Në të njëjtin qytet, një burrë u dërgua në mbajtje. Ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat