Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditës së premte në kryeqytet.
Si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.