Arrestohet një person në Zveçan, iu gjet në shtëpi një pushkë e granatë dore

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Zveçan, iu gjet në shtëpi një pushkë e granatë dore

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 17:20
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi në Grabovic të Zveçanit ka gjetur një pushkë automatike, një karabinë dhe dy granata dore.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

Sipas Elshanit, rasti po cilësohet “armëmbajtje pa leje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat