Dy të lënduar në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat