Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje.
Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet tutje në konfirmim.