Njësia e Antidrogës në Fushë Kosovë ka kryer aksion mbrëmë, ku janë kapur dy persona të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një sasi e drogës e llojit marihuanë.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Flamur Doda dhe Leonat Bullatovci.
Nga informacionet e para, thuhet se Policia gjatë aksionit ka ndaluar personat e dyshuarit dhe te ta kanë hasur në substanca narkotike – ku dhe janë sekuestruar 627 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe po vazhdohet me procedurat e mëtejme.