Policia e Kosovës gjatë një aksioni mbrëmë ka arrestuar një person ku gjatë kontrollit i është gjet një armë ilegale dhe municion.
Sinjali ka mësuar se personi i cili ra në prangat e policisë gjatë një kontrolli në rrugë Lidhja e Pejës është Valon Morina rreth 32 vjeçar.
Sipas informacioneve të para i dyshuari u ndalua në një pikë kontrolli, ku u kap me armë dhe municion gjë që përfundoi në prangat e Policisë.
Pas arrestimi i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.