Rastet e dhunimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë, ku në shumicën e rasteve viktima janë femrat, megjithatë kjo bëhet edhe më shqetësuese kur viktimat janë vajzat e mitura. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Mitrovicë.
Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodh para dy ditësh në motel “Egzoni”, në Mitrovicë, mëson media nga burimet.
I dyshuar për këtë rast është një 23 vjeçar me inicialet A. Xh.
Siç merr vesh sinjali i dyshuari e ka dhunuar seksualisht një të mitur, e cila është vetëm 15 vjeçe.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dërguar në mbajtje.
“Nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të larcekur është arrestuar i dyshuari m/k dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.