Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetare serbe në afërsi të urës së Bistricës.
Një grua me inicialet J.R. është shoqëruar sot nga Policia e Kosovës pasi ka bërë fotografi të paautorizuara të postbllokut të policisë pranë urës së Bistricës.
“Ajo ka fotografuar postbllokun e Policisë së Kosovës përkundër faktit se ka shenja të qarta se fotografimi është i ndaluar në këtë zonë”, ka deklaruar Petrit Fejza, shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza.
Fejza njofton se pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Pas lirimit nga policia drejtoresha e organizatës “Iniciativa e Re Sociale”, Jovana Radosavljeviç dha një deklaratë për mediat serbe.
Ajo ka thënë se ka pasur të ndezur kamerën sepse “ndihej më e sigurt” me këtë veprim derisa ka pranuar se në zonë janë shenja të qarta që nuk lejohet incizimi.
Ajo tha se pas shoqërimit ne stacionin policor në Zveçan, Policia e Kosovës ishte sjellë mirë dhe se i kishin treguar se ajo që ka bërë nuk përbën vepër penale por vetëm një shkelje.