Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, makina me tre të rinj përfundon në kanal

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, makina me tre të rinj përfundon në kanal

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 23:13
Arkiv

Një automjet me tre të rinj ka përfunduar në kanal mbrëmjen e sotme në Durrës.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se aksidenti rrugor ndodhi në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, ku një makinë tip Seat me tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Fatmirësisht, të rinjtë janë nxjerrë nga makina dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas burimeve policore, është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat