Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy përsona të cilët janë dërguar për tretman mjeksor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.