Një burrë është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Pas raportimit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur e sekuestruar një AK-47 me 18 fishekë.
“Viktima femër/kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull/kosovar.
Njësit policore kanë bastisur shtëpinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar një AK/47 me 18 fishekë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.