Shtatë persona rrihen në Lipjan rreth zënkës në rrjete sociale, përdoret edhe thika

Kronikë e zezë

Shtatë persona rrihen në Lipjan rreth zënkës në rrjete sociale, përdoret edhe thika

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 10:29
Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes vete shtatë persona në Resinoc të Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë rrahjes është përdorur edhe një thikë ku si pasojë kanë pësuar lëndime dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.

Tutje, në raport thuhet se shtatë personat janë arrestuar, prej të cilëve një i mitur është ndaluar 24 orë, ndërkaq një tjetër për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat